"FURTUNA" e Gazmend Bardhit, ministri i Drejtësisë shkarkon dhe kallëzon 8 zyrtarë të lartë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 03-06-2017

Furtunë shkarkimesh në nivel zyrtarësh në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi shkarkon dhe kallëzon 8 zyrtarë të lartë.

Kështu, shkarkohen dhe kallëzohen drejtori IEVP Fier, Jetnor Krakulli, drejtor i ZVRPP në Durrës, Ani Dyrmishi, drejtori i IEVP në Lezhë Eduard Kurti, drejtoresha e ZVRPP në Sarandë Adriana Shehu, drejtori i IEVP në Rrogozhinë Ahmet Bala, kryetar i Përmbarimit në Durrës, Surin Hoxha, drejtori i IEVP Burrel Fatjon Kurti dhe drejtori i burgut 313 në Tiranë Fatjon Fana.

Motivacioni për të tetë zyrtarët është përfshirja në fushatën elektorale.

ÇFARË KA REFERUAR NË PROKURORI MINISTRI I DREJTËSISË:

Ministri i Drejtësisë z.Bardhi, sipas rastit, i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se zyrtarët e lartëpërmendur, kanë kryer veprën penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë.

Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit. Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.

Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çohet në Gjykatë pronari i hotelit në Tiranë, policia hyri të zbulojë vjedhjen e 3.5 mijë eurove, ra në gjurmët e rrjetit të prostitucionit
Tragjedi, 25-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëvarur me litar, si e gjeti i vëllai »
Article Logic
Execution time: 0.010848045349121
array(1) { ["section"]=> string(100) "furtuna-e-gazmend-bardhit-ministri-i-drejtesise-shkarkon-dhe-kallezon-8-zyrtare-te-larte-emrat-81083" }