“Furtuna” në Polici/ Ish-shefat refuzojnë detyrat e reja, zbuloni gjithë pakënaqësitë

Publikuar tek: aktualitet, më 06:43 05-05-2017 “Furtuna” në Polici/ Ish-shefat refuzojnë detyrat e reja, zbuloni gjithë pakënaqësitë

Strategjia e përdorur në shkarkimet masive të drejtuesve të Policisë në vitin 2013, me Drejtorinë e Studimeve Strategjike, duket se po përdoret edhe tani.

Në atë kohë të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë u shkarkuan nga detyra dhe u emëruan specialistë të Studimeve Strategjike, ku më vonë u shkurtuan funksionet organike dhe ata mbetën pa punë. Ndërsa sot, drejtuesve të Policive Vendore, që u shkarkuan nga detyra, u është propozuar detyra e specialistëve në sektorë të ndryshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Shumë prej ish­drejtuesve vendorë kanë refuzuar një propozim të tillë, duke e konsideruar si ulje në detyrë pa ndonjë motiv konkret, apo të paktën të arsyetuar me shkrim nga eprori i tyre, shkruan “Panorama”. Mes drejtuesve që kanë refuzuar një pozicion të tillë pune është edhe Ervin Hodaj, ish­drejtori i Policisë së Tiranës, që u zëvendësua nga Ardi Veliu, ditën që bëri dy vjet në krye të Policisë së Tiranës. Hodajt i është propozuar të drejtojë Sektorin e Sekretarisë dhe Protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, detyrë që të paktën deri tani nuk e ka pranuar.

Në këto rrethana, disa prej ishdrejtorëve të Policive Vendore vijojnë të jenë në pritje të emërimit, por mbase edhe të ndonjë kërkese për plotësimin e ndonjë deklarate me shkrim, për të argumentuar arsyet e refuzimit të postit të propozuar. E njëjta formë u përdor edhe në nisjen e “fushatës” së shkarkimeve e emërimeve në Polici, ku shumë drejtues të lartë refuzuan fillimisht emërimet, derisa iu kërkua një deklaratë me shkrim. Përballë kësaj situate dhe dyshimeve për ndonjë masë të mundshme në rast hezitimi, duket se deri diku drejtuesit e lartë nuk kanë pasur rrugë tjetër, veçse të pranojnë postet e propozuara.

EMERIMET E REJA

Një javë pasi nisi vetingu në Policinë e Shtetit, ku brenda ditës u firmosën 29 urdhra shkarkimi e emërimi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka vijuar me të tjera lëvizje. Bëhet fjalë për tri emërime dhe një komandim. Burime nga Policia e Shtetit thanë se Albert Dervishaj, i cili deri tani drejtonte Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është emëruar drejtor i Parandalimit të Krimit, detyrë që e mbante Skënder Kalemaj. Ndërsa vendin e tij e ka zënë ish­drejtori i Policisë Kufitare të Vlorës, Gë­ zim Zhupaj.

Në krye të repartit special “Delta Force” në Vlorë, është emëruar Artur Selimi, i cili zë vendin e Albert Nushit, që një javë më parë u emërua drejtor i Policisë së Fierit. Selimi më herët drejtonte Komisariatin e Policisë së Vlorës. Ndërsa në krye të Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, që drejtohej më parë nga Ardi Veliu, aktualisht drejtor i Policisë së Tiranës, është komanduar ish­vartësi i tij, Skënder Ismaili. Ismaili mbante detyrën e shefit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Megjithatë, burime nga Policia e Shtetit thanë dje se ndryshimet nuk do të mbyllen me kaq, pasi priten edhe lëvizje të tjera. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali në Prefekturën e Korçës, rryshfeti 90% e vlerës së tenderit
Vrasja e nuses nga vjehrri në Kurbin, shpërthen psikologia e njohur: Ju shtetarë plehra… ju kam kam dh...*rë mu në mesazhe »
Article Logic
Execution time: 0.011718988418579
array(1) { ["section"]=> string(87) "furtuna-ne-polici-ish-shefat-refuzojne-detyrat-e-reja-zbuloni-gjithe-pakenaqesite-77538" }