Furtuna në qeverinë austriake, Die Presse artikull për rastin Meta-Prifti: Si një video-skandal nuk të mbyll karrierën politike

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 20-05-2019 Furtuna në qeverinë austriake, Die Presse artikull për rastin Meta-Prifti: Si një video-skandal nuk të mbyll karrierën politike Heinz Christian Strache dhe Meta-Prifti

Publikimi i një video-skandali në Austri ndryshoi të gjithë rrjedhën e politikës.

Ishte fillimisht zv.kancelari, Heinz Christian Strache protagonisti i videos që dha dorëheqjen pasi në inçizime shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si një investitore nga Rusia, dhe prezantohet si mbesa e një biznesmeni të njohur rus.

Pas kësaj dha menjëherë dorëheqjen kancelari Sebastian Kurz dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, gazeta e njohur Die Presse i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni.  "Si një video skandal jo gjithmonë të mbyll karrierën politike", nis kështu artikulli, dhe në këtë rast është marrë rasti i videos Meta-Prifti.

"Një kamera kapi zëvendëskryeministrin duke bërë marrëveshjet të korruptuara. Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi", shkruan Die Presse.

"Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u  shpall i pafajshëm më pas nga gjykata. Si një financues i domosdoshëm i shumicës - në mënyrë alternative për dy partitë kryesore kundërshtare në vend, ai u kthye në faktor kyç.  U bë kryetar i parlamentit dhe për më shumë se dy vjet ai është tani president i Shqipërisë.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave. Kur demonstruesit e zemëruar të opozitës së atëhershme socialiste u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë, katër protestues u qëlluan për vdekje. Meta i mbijetoi stuhisë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike.  Mirëpo, socialistët në vitin 2013, kishin nevojë për një partner koalicioni. Shefi i saj Edi Rama iu drejtua Metës dhe partisë së tij LSI. Aleanca vazhdoi dhe Meta përparoi duke u zgjedhur në numrin një në shtet", përfundon artikulli.

oaooaoa.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068678855895996
array(1) { ["section"]=> string(132) "furtuna-ne-qeverine-austriake-die-presse-artikull-per-rastin-meta-prifti-si-nje-video-skandal-nuk-te-mbyll-karrieren-politike-164941" }