Furtunë konfiskimesh në makina dhe dyqane nga AKU, transport mishi me furgon (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 21-01-2018 Furtunë konfiskimesh në makina dhe dyqane nga AKU, transport mishi me furgon (VIDEO)

Autoritet Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, bllokoi të shtunen sasi të konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, AKU bën me dije se gjatë të shtunës, zbuloi se brenda nje furgoni mallrash me targa 3012 B dhe që drejtohej nga Kristo Mukades transportohej mish për konsum njerëzor, në kushte të tmerrshme. Siç e shikoni edhe në foto e video, brenda në furgon ishin 65 kg mish.

Vetë drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur. AKU bllokoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300000 mije lek subjektin. Po kështu,  gjate inspektimit të një restoranti në Tiranë, gjeti dhe sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe certifikatën veterinare. Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lek dhe u sekueatrua mishi.

Po te shtunen, inspektorët e AKU, në një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, me adminiatrator Artis Lala, konstatoi 198 kg mish pa certifikaten veterinare dhe vulë. Per kete arsye, AKU gjobiti subjektin me 300000 leke, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës. AKU, per çdo rast, pati dhe mbështetjen e policise. Aksione me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe ne Fier, Vlorë e Gjirokastër.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Homazhe për viktimat, flet vajza e Ziver Veizit: Besoj shumë se...
Ish-anëtarja e Komitetit të Përgjithshëm kujton të shkuarën me Nanon: Kohë të vështira... »
Article Logic
Execution time: 0.011358976364136
array(1) { ["section"]=> string(88) "furtune-konfiskimesh-ne-makina-dhe-dyqane-nga-aku-transport-mishi-me-furgon-video-107383" }