Furtunë ndryshimesh në polici, ikin drejtorët nëpër qarqe. Ja emrat e rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 06:27 27-08-2015 Furtunë ndryshimesh në polici, ikin drejtorët nëpër qarqe. Ja emrat e rinj Foto ilustruese

Një furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Ka qenë drejtori i Përgjithshëm Haki Çako ai i cili ka bërë me dije edhe lëvizjet e drejtorëve të policisë në qarqe. Ndryshojnë drejtorët në Korçë, Lezhë, Kukës, Gjirokastër e Dibër.

Kastriot Skënder Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër emërohet Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Tiranë dhe vendin e tij do ta zerë Arianit Arapi, që ka shërbyer si Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Edmond Tarkaj i lë vendin Ajet Zyberit si Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë. Ndërkaq, në vend të Zyberit, i cili ishte Drejtor i Policisë në Qarkun Lezhë, është emëruar Alban Çela, ish-drejtor i Qarkut Kukës.

Ndryshime janë bërë edhe në nivel zëvendësdrejtorash. Përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Fier. Shkëlqim Pepkola, që ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë transferohet dhe emërohet zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Gjithashtu Skënder Hita, deri tani zëvendës drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier transferohet dhe emërohet zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.

Edhe Nikollaq Palla, deri tani zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan transferohet dhe emërohet specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.               

Ferdinat Mara, deri tani specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit transferohet dhe emërohet zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen në Korçë dhe zonat përreth
Arrestohet në Rinas italiania për mallra kontrabandë »
Article Logic
Execution time: 0.011864900588989
array(1) { ["section"]=> string(78) "furtune-ndryshimesh-ne-polici-ikin-drejtoret-neper-qarqe-ja-emrat-e-rinj-19275" }