Foro ilustruese
Nis Vettingu në burgje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka publikuar rezultatet e verifikimit, ku thuhet se 130 policë janë me rekorde penale dhe do të shkarkohen.
“Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht”, ka shkruar Gjonaj, teksa ka publikuar edhe rezultate nga verifikimi që u është bërë 130 policëve në burgjet e vendit.
Më poshtë rezultatet: