Fushata e ka lodhur Sazan Gurin, e zë gjumi në karriget e lokaleve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:55 19-07-2015 Fushata e ka lodhur Sazan Gurin, e zë gjumi në karriget e lokaleve

Kjo verë për Sazan Guri ka qenë vërtetë shumë e lodhshme. Menjëherë pas mbylljes së fushatës në fund të qershorit, ambientalisti u pa sërish në protesta për të mbrojtur kryeqytetin nga betonizimi i mëtejshëm dhe zhdukjes së gjelbërimit.

E gjithë kjo ngarkesë mesa duket e lodhur Gurin, i cili më në fund ka gjetur pak kohë për pushime. Në rrjetet sociale është publikuar kjo foto e Sazan Gurit, që shihet duke fjetur në një prej lokaleve të plazheve që ai ka zgjedhur për të kaluar pushimet.

Gjithsesi, është sigurtë që pas pushimeve Sazan Guri do të rikthehet fuqishëm në mbrojtjen e gjelbërimit në Tiranë, pasi vendimi i qeverisë për ndërtimet në hyrje të parkut të liqenit është shtyrë për në muajn shtator të këtij viti. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045328855514526
array(1) { ["section"]=> string(71) "fushata-e-ka-lodhur-sazan-gurin-e-ze-gjumi-ne-karriget-e-lokaleve-16553" }