FUSHATA ZGJEDHORE në Britani/ Boris Johnson sulmon liderin Laburist: I ngjan Stalinit, do të godasë të pasurit, si ish-diktatori kulakët

Publikuar tek: bota, më 13:51 06-11-2019 FUSHATA ZGJEDHORE në Britani/ Boris Johnson sulmon liderin Laburist: I ngjan Stalinit, do të godasë të pasurit, si ish-diktatori kulakët Kryeministri britanik Boris Johnson dhe lideri i partisë Laburiste Jeremy Corbyn

Kryeministri britanik Boris Johnson krahasoi liderin e partisë Laburiste Jeremy Corbyn me Josif Stalinin në një dalje agresive për fushatën zgjedhore të parakrishtlindjeve.

Vendi thuajse i përçarë hyn në zgjedhjet e treta të përgjithshme në katër vite, duke u përpjekur të zgjidhë krizën e vendimit të votuesve të vitit 2016 për të ikur nga BE pas afro 50 viteve.

Johnson beson se votimet e 12 dhjetorit do të ndihmojnë qeverinë e tij në minorancë të sigurojë maxhorancën e nevojshme për të vzhduar me termat e ndarjes me Brukselin më shpejt në mënyrë që Britania të ikë në afatin e ri të vendosur në 31 janar.

Por epërsia e konservatorëve që qeverisin në sondazhe, përpara laburistëve është e njëjtë me atë të ish-kryeministres Theresa May që ndryshoi gjithcka në votimet e 2017.

Johnson do të lancojë fushatën 5 javore pasi ti kërkojë Mbretëreshës 93 vjeçare Elizabeth II në Buckingham Palace të shpërndajë parlamentin. Por sezoni i zgjedhjeve në Britani joformalisht është hapur prej muajsh.

Johnson ka shpenzuar më shumë se katër muaj të qeverisjes së tij duke bërë punët e një qeverie bujare duke bërë premtime dhe vizita të përjavshme në spitale e shkolla.

“Tragjedia e partisë moderne laburiste nën Jeremy Corbyn është se ata urrejnë motivin e përfitimit aq thelle – dhe do të rrisin taksat në mënyrë aq të shthurur sa do të shkatërrojnë bazat e vërteta të prosperitetit të këtij vendi” shkroi Johnson.

“Ata pretendojnë se urrejtja e tyre është drejtuar direkt te disa miliarderë – dhe vendosin gishtin te individët me një kënaqësi dhe justifikim që nuk është parë që nga koha kur Stalini persekutonte kulakët”.

Kulakët ishin fermerët e shëndetshëm që diktatori sovjet I vrau me qindra syresh gjatë mbretërimit të terrorit të tij në vitet 1930.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011368989944458
array(1) { ["section"]=> string(139) "fushata-zgjedhore-ne-britani-boris-johnson-sulmon-liderin-laburist-i-ngjan-stalinit-do-te-godase-te-pasurit-si-ish-diktatori-kulaket-184896" }