Fushatë e re persekutimesh ndaj homoseksualëve në Çeçeni

Publikuar tek: bota, më 07:05 15-01-2019 Fushatë e re persekutimesh ndaj homoseksualëve në Çeçeni Foto ilustruese

Një valë e re e persekutimeve ndaj homoseksualëve në Çeçeni ka rezultuar me 2 persona të vrarë dhe rreth 40 të tjerë të arrestuar, ka thënë grupi rus për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

 

“Që nga fundi i dhjetorit 2018 është ndërmarrë një valë e re e arrestimeve të meshkujve dhe femrave në Çeçeni, bazuar në orinentimin e tyre seksual” thuhet në komunikatën e organizatës.

“Sipas informacioneve të rrjetit të organizatës, rreth 40 persona janë arrestuar dhe së paku 2 të tjerë janë vrarë” thuhet me tutje në komunikatë.

Igor Kochetkov, nga organizata për mbrotjen e të drejtave të komunitetit LGBT, tha se policia po iu konfiskon dokumentet personale të arrestuarve në mënyrë që ata të mos ikin nga Çeçenia.

Autoritetet çeçene i kanë përgenjështruar këto informacione, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Alvi Karimov, zëdhënës i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili udhëheqë Republikën me mbështetjen e Kremlinit, tha se informacionet e fundit janë “tërësisht gënjeshtra dhe se nuk ka asnjë të vërtetë brenda tyre”.

Karimov tha se nuk ka asnjë të arrestuar në Çeçeni nën dyshimin se është homoseksual.

Megjithatë, organizata "Amnesty International" ka thënë se raportimet e fundit janë “kredibile”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011318922042847
array(1) { ["section"]=> string(63) "fushate-e-re-persekutimesh-ndaj-homoseksualeve-ne-ceceni-148819" }