Ka rezultuar fals alarmi për bombë sot në qytetin e Fushë-Krujës. Pas shpërthimit të kontrolluar ka rezultuar se çanta e vendosur pranë një pallati ka qenë bosh.
Fushë-Kruja është një qytet ku rastet e shpërthimit me tritol janë të shpeshta dhe pa autor. Gjatë ditëve të fundit, në Tiranë kryesisht janë dhënë disa alarme për bombë por që më pas kanë rezultuar false.
Një pako e dyshimtë ka vënë në alarm banorët dhe policinë e Fushë Krujës. Pakoja është vënë re në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, në afërsi të një pallati 5 katësh.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer evakuimin e zonës përreth pallatit. Sipas policisë ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka njoftuar efektivët e policisë. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe forcat xheniere të cilat do të kryejnë ekspertimin e pakos së dyshimtë, për të identifikuar nëse ka lëndë plasëse.