Fustani “i çmendur” i princeshës Rihanna, ekspozohet pas mbrëmjes Gala

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:50 05-05-2015 Fustani “i çmendur” i princeshës Rihanna, ekspozohet pas mbrëmjes Gala

Rihanna u klasifikua në katërshen e yjeve të veshura më bukur në "Met Gala 2015" në New York. Ajo solli stil dhe madhështi mbi tapetin e kuq e veshur me një pelerinë me bisht gjigand në ngjyrë të verdhë.

Eventi i kushtohej fustaneve me temë nga kultura kineze. Këngëtarja ka shtuar shkëlqimin me aksesorët në ngjyrë floriri në qafë dhe te flokët. Ajo është quajtur “Princesha e Kinës” për shkak të detajeve që ka zgjedhur për t’u prezantuar në mbrëmjen gala dhe hitit “Princess Of China” që solli në bashkëpunim me Coldplay. Në përfundim të mbrëmjes gala Rihanna ka zgjedhur një fustan me pjesën e sipërme transparente duke ekspozuar shumë qartë për fotografët dhe publikun gjoksin.

27-vjeçarja ka bërë zgjedhje kontrastuese brenda natës. Me zgjedhjen e parë ajo vodhi shikimet e të gjithëve e veshur, ndërsa me të dytën nuk la shumë vend për imagjinatë me ekspozimin e gjoksit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024857044219971
array(1) { ["section"]=> string(73) "fustani-i-cmendur-i-princeshes-rihanna-ekspozohet-pas-mbremjes-gala-10436" }