Fut në shtëpi 80 qenë dhe i shpëton nga URAGANI DORIAN, vajza mbledh mbi 80 mijë dollarë nga qytetarët për mbajtjen e tyre

Publikuar tek: bota, më 18:01 03-09-2019 Fut në shtëpi 80 qenë dhe i shpëton nga URAGANI DORIAN, vajza mbledh mbi 80 mijë dollarë nga qytetarët për mbajtjen e tyre Qente e strehuar nga Chella Phillips ne Bahamas per t'i shpetuar nga Uragani Dorian

Ka future në shtëpinë e saj 79 qen të cilët kanë mbetur pa shtëpi për shkak të braktisjes së familjeve nga stuhia Dorian, por Chella Phillips në Bahamas tashmë mund të jetë dhe e pasur.

Ajo ka nxjerrë foto të qenve në shtëpinë e saj, duke shkruar se nuk mund të linte kafshët e gjora nëpër rrugë. Madje, I ka vlerësuar se shumë prej tyre po qëndrojnë në dhomën e saj të gjumit. Dhe asnjë prej qenve nuk është ngjitur në krevatin e saj.

E ndërkohë, Phillips kërkon edhe ndihmë. Në një faqe foundraising, deri tani janë mbledhur mbi 80 mijë dollar për të ndihmuar zonjjën e qenve, me qëllim mbajtjen e tyre. Kanë mbetur edhe 13 ditë nga mbyllja e faqes për mbledhjen e fondeve, dhe shifra e donacioneve shtohet. Ka nga ata që kanë dhënë 10 dollarë, por edhe nga ata që kanë dhënë 500 e 1000 dollarë.

“Nuk e di sesi mund të mbijetonin jashtë këto kafshë. Falemnderit për suportin tuaj” thotë Chella Phillips në rrjetet sociale, ndërkohë që për të vëmendja është shtuar edhe në ekranet e medias ndërkombëtare.

dogs.jpg

dorian.jpg

Chella Philips.jpg

Chella Philips, vajza që mori iniciativën për të strehuar qentë nga Uragani Dorian në Bahamas

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090680122375488
array(1) { ["section"]=> string(128) "fut-ne-shtepi-80-qene-dhe-i-shpeton-nga-uragani-dorian-vajza-mbledh-mbi-80-mije-dollare-nga-qytetaret-per-mbajtjen-e-tyre-177208" }