Futboll për bamirësi, Shqipëria barazon me Italinë, ndeshja shkon në penallti

Publikuar tek: sport, më 18:48 10-01-2020 Futboll për bamirësi, Shqipëria barazon me Italinë, ndeshja shkon në penallti Pamje nga nisja e ndeshjes se 'Yjeve' te Shqiperise dhe Italise ne 'Air Albania'

Në stadiumin 'Air Albania' është duke u luajtur luajtur sfida e 'YJEVE' mes ish-lojtarëve të Shqipërisë dhe Italisë.

Futbollistët e të dyja kombëtareve edhe për shkak të moshës kanë kryer zëvendësime të shpejta.

Deri më tani ndeshja është në barazim, ku për kombëtaren italiane shënoi Esposito ndërsa për Shqipërinë shënoi Erjon Bogdani, i cili deri më tani nuk ia ka thyer asnjë rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare.  

Kujtojmë se sfida ka startuar me një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit të 26-nëntorit si dhe ish-trajnerit të njohur Shyqyri Rreli që u nda nga jeta më 31 dhjetor.

Formacioni nismëtar i veteranëve të kombëtareve:

SHQIPËRIA: Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli, Tare Trajner: Ilir Shulku

ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtari: Marjo Shabanaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078670978546143
array(1) { ["section"]=> string(82) "futboll-per-bamiresi-shqiperia-barazon-me-italine-ndeshja-shkon-ne-penallti-191722" }