Futbolli apenin në zi, ndërron jetë legjenda e Juventusit dhe Kombëtares

Publikuar tek: sport, më 09:50 18-01-2020 Futbolli apenin në zi,  ndërron jetë legjenda e Juventusit dhe Kombëtares Anastasi si kapiten i Juventusit gjate nje ndeshje

Italia vajton sot Pietro Anastasin, ish sulmuesin e Juventusit dhe Kombëtares italiane.

Anastasi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 71 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej vitit 2018. Siçilian nga origjina, Anastasi befasoi botën e  futbollit në vitet ’70 teksa shpërtheu me Juventusin dhe Kombëtaren e Italisë.

Karriera e tij do të niste në gjysmën e  dytë të viteve ’60, atëherë kur do tërhiqte vëmendjen e bardhezinjve, që do e bënin të vetin nga Varese për shifrën e 580 mijë eurove (konvertuar), rekord absolut për kohën.

Me fanellën e “Zonjës”, shtatshkurtri do të fitonte tre tituj kampion dhe në atë periudhë do të shpallej kampion Europe me Italinë në EURO ’68.

Në vitin 1976, shkëmbimi i tij me Roberto Boninsengan e Inter do të bënte bujë, me Anastasin që për dy sezone si zikaltër nuk do përsëriste sukseset si bardhezi.

Karriera e tij vijoi te Ascoli e Lugano, për ta përmbyllur si trajner moshash dhe specialist futbolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072691440582275
array(1) { ["section"]=> string(78) "futbolli-apenin-ne-zi-nderron-jete-legjenda-e-juventusit-dhe-kombetares-192422" }