'Futbolli mos të shpresojë për ndihmë ekonomike’, Duka i përgjigjet Ramës: Kemi kërkuar minimumin jetik, gjërat janë keqkuptuar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 01-04-2020 'Futbolli mos të shpresojë për ndihmë ekonomike’, Duka i përgjigjet Ramës: Kemi kërkuar minimumin jetik, gjërat janë keqkuptuar Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dhënë përgjigjë kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për mos përfshirjen e futbollit në skemën e ndihmëse.

Më herët Rama theksoi se një gjë e tillë nuk do ndodhë, pasi klubet deklarojnë paga të rreme, duke dhënë nga ana tjetër shiftra të majme.

Duka ka kërkuar një minimum jetik, dyke bërë sërish apel për lojtarët dhe stafet e kategorive më të ulëta të futbollit.

Gjithashtu, Duka i ka kërkuar kryeministrit që r'i japë pagën minimale të fasoneve, meqënëse Edi Rama i quajti të tillë. Presidenti i FSHF-së gjithashtu theskoi për Report Tv se janë gjashtë data të mundshme për rinisjen e futbollit shqiptar.

Pjesë nga intervista e Dukës:

Keni kërkuar ndihmë nga qeveria, sot kryeministri ka thënë që nuk do këtë diçka të tillë. Komenti juaj?

Ne i kemi kërkuar Qeverisë një minimum jetik, për të mbijetuar. Është keqkuptuar kjo, nuk ka të bëjë me pasurimin e lojtarëve. Kemi lojtarë edhe në Kategoritë e tjera, si të Parë apo të Dytë. Nuk kemi kërkuar kontrata të plota, por një ndihmë bazë.Nëse ne i deklarojmë si fason, siç është shprehur, le të na japë aq sa një fason siç deklarojnë.

Si po kalojnë këto ditë për FSHF-në?

Ditë shumë të vështira, po mundohemi t'i bëjmë punën nga ana elektronike. Futboll në fushë nuk ka. Po mundohemi t'i ndihmojmë lojtarët nëpërmjet garave dhe lojrave të ndryshme online, që të kemi edhe komunikim.

A ka të prekur në Federatë?

Po, kemi pasur dy raste që janë negativ për momentin.

Kemi qenë të detyruar që për dy javë r'i mbyllim zyrat dhe të qëndrojmë në karantinë. Kjo është një situatë e vështirë, megjithatë një pjesë e punonjësve janë kthyer në zyra, pjesë e pakët.

Kontakte me futbollistët?

Kemi qenë në kontakt me aq sa kemi pasur mundësi. Veç lojrave dhe konkurseve online kemi pasur kontakte edhe individuale nëpërmjet telefonit

A ka FSHF një plan për të ndihmuar futbollin?

Është thuajse e pamundur që me ato buxhetë që ka Federata të ndihmojë në këtë situatë.

Kur do kthehet futbolli?

Do isha shumë i lumtur nëse do e dija.

Mbledhja e sotme me UEFA-n?

Në varësi të situatës, ne kemi ndërtuar kalendarë që të marrim parsysh gjithë skenarët e mundshëm. Kemi 6 data të mundshme, por nëse do jenë të pamunduar do diskurojmë edhe me organizmin Europian.

Jeni pjesë e Komitetit Ekzekutiv, ka ndonjë plan masash?

Si UEFA janë diskutuar edhe skenarët e mundshëm me futbollin që duhet të përfundojë në qershor. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të shohim mundësitë e tjera sepse nuk është në dorën tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088710784912109
array(1) { ["section"]=> string(129) "futbolli-mos-te-shpresoje-per-ndihme-ekonomike-duka-i-pergjigjet-rames-kemi-kerkuar-minimumin-jetik-gjerat-jane-keqkuptuar-200923" }