FUTBOLLI përsërit ultimatumin: Na plotësoni kërkesat, ose bojkotojmë kampionatin (KUSHTET E VENDOSURA NË MINSK-BJELLORUSI)

Publikuar tek: sport, më 11:53 04-09-2020 FUTBOLLI përsërit ultimatumin: Na plotësoni kërkesat, ose bojkotojmë kampionatin (KUSHTET E VENDOSURA NË MINSK-BJELLORUSI)

Kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i kampionatit shqiptar të futbollit në kategorinë superiore, 9 nga 10 presidentët e superligës që janë në Minsk të Bjellorusisë për të ndjekur nga afër kombëtaren shqiptare, në prani të presidentit të FSHF-së Armando Duka, kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për qeverinë për plotësimin e katër pikave. Në rast të kundërt, kërcënojnë presidentët, kampionati i futbollit nuk do të nisë.

 

Ligjin e fundit të qeverisë për sponsorizimet, e konsiderojnë “mashtrim” dhe kërkojnë nga ekzekutivi dhe parlamenti ta rishohë këtë ligj, në frymën e kërkesave dhe takimit të bërë me kryeministrin rreth një vit më parë.

Eshtë i vetmi aktivitet në kohën e pandemisë që po shkëlqen. Katër klube shqiptare kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në futbollin evropian, ndaj është edhe legjitime kërkesa e tyre për të bërë ndryshimet e kërkuara, edhe pse, ndeshjet, sikurse parashikohen do të luhen pa tifozë.

Kërkesat e klubeve ripërsëriten:

1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

a. Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094180107116699
array(1) { ["section"]=> string(125) "futbolli-perserit-ultimatumin-na-plotesoni-kerkesat-ose-bojkotojme-kampionatin-kushtet-e-vendosura-ne-minsk-bjellorusi-219229" }