Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Shyqyri Rreli, tironsi me titullin ‘Nderi i kombit’

Publikuar tek: sport, më 09:01 31-12-2019 Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Shyqyri Rreli, tironsi me titullin ‘Nderi i kombit’

Dita e sotme ka nisur me një lajm të keq për futbollin shqiptar. Është ndarë në moshën 89 vjeçare.nga jeta ish-futbollisti i Dinamos dhe Tiranës dhe ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli.

Mësohet se ai është ‘shuar’ ditën e sotme në orën 03:00 të mëngjesit nga shkaqe natyrale. Homazhet për trajnerin Shqyri Rreli do të zhvillohen ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” në orën 12:00-14:00. Ndërsa varrimi do të bëhet ditën e nesërme.

Shyqyri Rreli është një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, teksa mban dhe çmimin ‘Nderi i Kombit’.

Me Kombëtaren ish-trajneri ka arritur disa suksese të rëndësishme, duke fituar dy tituj Ballkanikë me të rinjtë, ndërkohë ka renditur mes më të mirave Shqipërinë U-21 në Europianin e 1984.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31142711639404
array(1) { ["section"]=> string(116) "futbolli-shqiptar-ne-zi-ndahet-nga-jeta-ne-moshen-89-vjecare-shyqyri-rreli-tironsi-me-titullin-nderi-i-kombit-190796" }