'Futemi në zgjedhje me ose pa Ramën kryeministër', Noka përgënjeshtron deklaratën e Kryemadhit: Nuk tha kështu

Publikuar tek: politike, më 14:28 12-09-2019 'Futemi në zgjedhje me ose pa Ramën kryeministër', Noka përgënjeshtron deklaratën e Kryemadhit: Nuk tha kështu Monika Kryemadhi-Flamur Noka

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, e cila tha se 'futemi në zgjedhje me ose pa Ramën kryeministër'.

I ftuar në studion e News 24, Noka e hodhi poshtë këtë deklaratë publike të Kryemadhit duke u shprehur se nuk ka thënë kështu.

"Zonja Kryemadhi ka bërë me dije se edhe me Edi Ramën opozita fiton. Por deri më sot në tryezën e opozitës sot nuk është artikuluar se do të ketë zgjedhje me Edi Ramën. Opozita e ka të patjetërsueshëm qendrimin për zgjedhjet ", tha Noka.

I pyetur më tej nëse po krijohet një përçarje mes opozitës, Noka theksoi se opozita ka qendrime të unifikuara.

"Opozita në tryezat e mbledhura ka patur diversitete mendimesh por ka dalë me një qendrim. Edhe në tryezën e radhës, qendrimi i opozitës do të jetë unik. LSI nuk ka deklaruar se ne do shkojmë në zgjedhje ndryshe nga opozita. Kemi qendrim të unifikuar", tha Noka.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023682117462158
array(1) { ["section"]=> string(113) "futemi-ne-zgjedhje-me-ose-pa-ramen-kryeminister-noka-pergenjeshtron-deklaraten-e-kryemadhit-nuk-tha-keshtu-178208" }