Futën kontrabandë nargjile dhe fuçi me esencë për prodhimin e tyre, arrestohet ekonomisti i firmës, shpallet në kërkim administratori dhe menaxheri (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 23-09-2020 Futën kontrabandë nargjile dhe fuçi me esencë për prodhimin e tyre, arrestohet ekonomisti i firmës, shpallet në kërkim administratori dhe menaxheri (VIDEO) FotoMontazh

Dy persona janë arrestuar nga Policia, njëri ekonomist në një firmë private, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka futur kontrabandë nargjile dhe produkte të tjera për bërjen e tyre.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, njëri administrator i firmës Nargjile dhe tjetri menaxher.

Sipas Policisë, në vijim të operacionit policor “Nargjile” finalizuar rreth 1 viti me parë, ka vijuar puna me hetime më të thelluara nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke goditur një tjetër rast , ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

- R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë.

- Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.

Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01353907585144
array(1) { ["section"]=> string(158) "futen-kontrabande-nargjile-dhe-fuci-me-esence-per-prodhimin-e-tyre-arrestohet-ekonomisti-i-firmes-shpallet-ne-kerkim-administratori-dhe-menaxheri-video-221346" }