Fyeu policët, gazetarja ‘ia numëron’ Sandër Lleshajt: 11 mijë gra dhe burra janë në krye të detyrës, 224 kanë rënë dëshmorë që ti zotëri të bëheshe ministër e ti pështyje

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 30-10-2020 Fyeu policët, gazetarja ‘ia numëron’ Sandër Lleshajt: 11 mijë gra dhe burra janë në krye të detyrës, 224 kanë rënë dëshmorë që ti zotëri të bëheshe ministër e ti pështyje FotoMontazh: Anila Hoxha - Sander Lleshaj

Gazetarja Anila Hoxha “ia ka numëruar” një më një sakrificat e punonjësve të Policisë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas deklaratës së këtij të fundit dje, ku nga foltorja e Kuvendit fyeu policët.

Sipas Hoxhës, janë 11 mijë policë, gra e burra në krye të detyrës, 224 kanë rënë dëshmorë, 40 të tjerë janë në procesë për t’u shpallur dëshmorë, kurse 256 të tjerë janë plagosur. “Edhe ata policë. Që ti zotëria juaj! Madhëria juaj! Shkëlqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje! Mu në zemër”, shkruan gazetarja.

“Janë 11 mijëë policë në krye të detyrës. Paguhen keq. Me uniforma të dala boje dhe me këpucë kartoni. Por ata vazhdojnë në polici. Herë iu vënë shkelmin e herë ju hedhin krahqafe dorën. Varet nga eprori. Përdoren si ti teket çdo mazhorance, herë si kordele në protesta, herë si krah pune, herë u shqepen gradat që ti ngjiten “mikut të mikut”. Herë flaken në rrugë e herë tradhëtohen. Herë i turrin “bjeri qerratait” e here “qepju kemba këmbes në drejtim të paditur.”

Këta 11 mijë gra dhe burra dje morën vesh që janë policë ndaj sillen me ta si nëpër anekdota. Kanë dhënë jetën 224 policë që janë shpallur dëshmorë të atdheut. Ishin policë dhe vdiqën policë. Për 40 të vrarë cështja e tyre është nën proces për tu shapllur dëshmorë. Edhe ata policë. 256 janë plagosur në aksione të ndryshme. Edhe ata policë. Që ti zotëria juaj! Madhëria juaj! Shkëlqesia juaj, të bëheshe ministër dhe ti pështyje! Mu në zemër”, shkruan gazetarja Anila Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular
"Tërmeti është shkatërrues", flet nga Turqia ambasadori Robo: Në Izmir ka shumë shqiptarë, dyshohet se ka viktima »
Article Logic
Execution time: 0.011611938476562
array(1) { ["section"]=> string(172) "fyeu-policet-gazetarja-ia-numeron-sander-lleshajt-11-mije-gra-dhe-burra-jane-ne-krye-te-detyres-224-kane-rene-deshmore-qe-ti-zoteri-te-beheshe-minister-e-ti-peshtyje-225790" }