“G Class”-i blinduar u kthye përmbys te 'Shqiponja', policia jep njoftim zyrtar për aksidentin: I plagosur shoferi nga Shkodra, në rrethana të paqarta ka...(DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:02 12-09-2019 “G Class”-i blinduar u kthye përmbys te 'Shqiponja', policia jep njoftim zyrtar për aksidentin: I plagosur shoferi nga Shkodra, në rrethana të paqarta ka...(DETAJE)

Newsbomb.al raportoi mbrëmjen e djeshme një aksident të ndodhur te rrethrotullimi i “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.

Një mjet tip Mercedes “G Class” e blinduar edhe me targa të Rusisë ishte përmbysur. Ndërkaq, policia ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen.

Sipas policisë, mjeti drejtohej nga E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër. Policia thekson se mjeti ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

dfwergegh4gh4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(160) "g-class-i-blinduar-u-kthye-permbys-te-shqiponja-policia-jep-njoftim-zyrtar-per-aksidentin-i-plagosur-shoferi-nga-shkodra-ne-rrethana-te-paqarta-ka-detaje-178156" }