Gaddafi parashikoi situatën e sotme në Libi dhe kërcënimin terrorist ndaj Europës

Publikuar tek: bota, më 22:35 20-02-2015 Gaddafi parashikoi situatën e sotme në Libi dhe kërcënimin terrorist ndaj Europës

Diktatori i Libisë Muammar el Gaddafi ka paralajmëruar përpara rrëzimit nga pushteti, së Libia do të ishte destinacioni nga do të sulmohej Europa nga grupet terroriste.

Ndonëse ISIS ende nuk ishte krijuar në atë kohë, Gaddafi deklaronte se militantët e lidhur me Osama bin Laden do të marrin kontrollin e Libisë dhe Mesdheu do të kthehej në detin e gjakderdhjes.

 “Nëse në vend të një qeverie të qëndrueshme, e cila garanton siguri, militantët e lidhur me Osama bin Laden marrin kontrollin e Libisë, afrikanët masivisht do të fillojnë të zbarkojnë në Evropë. Midis tyre do të ketë shumë të terroristë. Mesdheu do të bëhet një det i kaosit dhe i gjakderdhjes”, kishte thënë dikur Gaddafi.

Sot ajo çfarë ka parashikuar diktatori po rezulton e vërtetë. ISIS ka pushtuar tashmë Libinë dhe ka kërcënuar se shumë shpejtë do të mbërrijë në Romë dhe më pas në të gjithë Europën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010557889938354
array(1) { ["section"]=> string(86) "gaddafi-parashikoi-situaten-e-sotme-ne-libi-dhe-kercenimin-terrorist-ndaj-europes-3998" }