Gafa e francezëve me himnin tonë, ambasadori shqiptar ‘thumbon’ palën tjetër: Shpresojmë të mos luhet himni jonë në ndeshjen Francë-Andorra!

Publikuar tek: sport, më 19:11 08-09-2019 Gafa e francezëve me himnin tonë, ambasadori shqiptar ‘thumbon’ palën tjetër: Shpresojmë të mos luhet himni jonë në ndeshjen Francë-Andorra! Moment para nisjes së ndeshjes së djeshme Francë-Shqipëri 4-1

Ambasadori i Shqipërisë në Francë Dritan Tola reagoi pas incidentit të djeshëm ku u ngatërrua himni i Shqipërisë me atë të Andorrës.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Francë e mirëpriti kërkesën për falje nga Presidenti Emmanuel Macron dhe kreu i Federatës Franceze të Futbollit Noël Le Graët dhe theksoi se gabimet janë njerëzore.

‘’Ishte një incident fatkeq. Gabimi i bërë ishte njerëzor dhe gabimet mund bëhen kudo. E vlerësoj reagimin e lojtarëve të ekipit kombëtar që nuk pranuar, në sensin e mirë të fjalës, të nisnin ndeshjen pa u luajtur Himni Kombëtar.

Falenderoj popullin francez dhe zyrtarët e lartë, të cilët kërkuan falje për gabimin. Kjo është një shenjë e miqësisë së sinqertë midis francezëve dhe shqiptarëve dhe ne i falenderojmë shumë ata’’, u shpreh për ‘’Radio France’’ ambasadori Tola.


Megjithatë, Tola e mbylli intervistën në mënyrë ironike.

‘’Të shpresojmë që ndeshjen e ardhshme që Franca ka me Andorrën të mos luhet himni i Shqipërisë’’, përfundoi ambasadori Tola.

Mediat franceze kritikuan FFF-në, e cila nuk ka verifikuar dy himnet e dërguara në adresën e saj nga UEFA. Njëra është himni i Shqipërisë, tjetri i Andorrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070610046386719
array(1) { ["section"]=> string(142) "gafa-e-francezeve-me-himnin-tone-ambasadori-shqiptar-thumbon-palen-tjeter-shpresojme-te-mos-luhet-himni-jone-ne-ndeshjen-france-andorra-177751" }