Gafa e ish-ministres Majlinda Bregu në TVSH

Publikuar tek: aktualitet, më 06:54 10-05-2015 Gafa e ish-ministres Majlinda Bregu në TVSH

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka sjellë botimin e saj eseistik të titulluar “ Europë. Ik E Ja” ( një ndërthurje ditari e kujtimesh) për rrugëtimin e saj dhe të Shqipërisë në BE. Bregu ka botuar kujtimet nga gazetare në ministre.

“ Një gafë e madhe nuk harrohet, sidomos kur e bën në sy të të gjithëve . E kjo më ndodhi në të vetmin ekran televiziv në vend e për më tepër në edicionin e lajmeve në TVSH.

Gafa ime daton në vitin 1994. Amali Dhamo , kryeredaktorja e lajmeve më kërkon papritur dhe më thotë të dal me vrap në ekran  për edicionin e pasdites . Folësja e rradhës kishte lajmëruar në minutën e fundit që ishte sëmurë...

Pa pikën e drojës, në këtë rast edhe të përgjegjësisë, ama copë fare besimplotë se dukesha yll, zbres pa një pa dy drejt studios me të marrë urdhrin e prerë të Amalisë, e cila e gjeti zgjidhjen për të evituar një katrahurë. Ai edicion ishte i shkurtër por transmetohej edhe në satelit.

Mbaroj punë dhe ngjitem e lehtësuar shkallëve të ngushta të sikletshme prej hekuri për të dalë nga studio e lajmeve. Në krye të të përpjetës shoh ca fytyra të vrara që më prenë gjunjët . Pason shpërthimi i një zemërimi të dorëzuar ose më saktë i transmetimit të zemërimit që kishte ardhur nga lart përmes një telefonate. Dikë, që më pas mora vesh se kishte qenë kryetari i Komisionit të Medias në Parlament e ksihte djersitur pamja ime (!) Atë ditë kishte qëlluar në Tiranë një delegacion i Këshillit të Europës dhe në ndalesën e tyre në sallën e pritjes së Rinasit kishin hasur në ekranin e ndezur të TVSH-së. Jepeshin lajmet dhe folësja mbante të veshur një xhaketë të zezë ku shkruhej me të madhe, në ngjyrë Golg NEW YORK (!) Me sa duket, nuk e kishin fshehur dot shtangien dhe as e kishin përmbajtur ironinë që kishte sëkëlldisur në detaje zyrtarët e pranishëm shqiptarë, të cilët kishin raportuar lart, me siguri duke shtuar edhe dozën e tyre të revoltës për këtë akt ‘përqeshës’ ndaj Europës në ekranin e televizionit shtetëror.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Revoltohet Kim Mehmeti: Shqipëria drejtohet nga qelbësirat ndaj na vrasin kaq lehtë
Zbulohet dokumenti sekret i CIA: Ja si do sillej Enver Hoxha po të vdiste Nexhmija »
Article Logic
Execution time: 0.011800050735474
array(1) { ["section"]=> string(49) "gafa-e-ish-ministres-majlinda-bregu-ne-tvsh-10777" }