“Gafa” e kapitenit më patriot të kombëtares në komunikatën e largimit nga futbolli

Publikuar tek: sport, më 11:55 01-09-2016 “Gafa” e kapitenit më patriot të kombëtares në komunikatën e largimit nga futbolli

Pak minuta më parë, Lorik Cana komunikoi tërheqjen nga futbolli, ndonëse la një mundësi të hapur për t'u rikthyer pasi të kapërcejë dëmtimet dhe të rikuperohet plotësisht.

E sigurt është se 33-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares, një vendim që e komunikoi sërish përmes një statusi në rrjetet sociale, por ajo që bën habi është fakti pse zgjodhi që ta bënte një gjë të tillë në gjuhën angleze dhe jo në shqip në një kohë që njihet për patriotizmin e tij dhe fanatizmin me të cilin ruan e mbron gjuhën shqipe.

Gjithë statusi në fakt ndërtohej mbi lamtumirën që Cana lajmëroi nga Kombëtarja kuqezi, e sërish zgjodhi që këtë gjë ta bënte në gjuhë të huaj.

Arsyeja është e çuditshme, por këtë e di vetëm ish-kapiteni se përse nuk e ka komunikuar njoftimin e tij për tërheqjen nga Kombëtarja në gjuhën shqipe.

cana.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035707950592041
array(1) { ["section"]=> string(86) "gafa-e-kapitenit-me-patriot-te-kombetares-ne-komunikaten-e-largimit-nga-futbolli-51535" }