Gafa e madhe e gjykatësve në vendimin për Tahirin, ‘harruan’ ta shpallin të pafajshëm për këtë akuzë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:20 20-09-2019 Gafa e madhe e gjykatësve në vendimin për Tahirin, ‘harruan’ ta shpallin të pafajshëm për këtë akuzë

Ndonëse për më shumë se 10 orë trupa gjykuese e Krimeve të Rënda pati kohë mjaftueshëm për t’u këshilluar rreth vendimit për ish-ministrin Saimir Tahiri, nuk i shpëtoi dot një gafe të madhe në vendimin përfundimtar.

Nga tre akuzat për ish-ministrin, tre gjyqtarët vendosën ta shpallin fajtor vetëm për një, “shpërdorim detyre”, ndërsa për akuzat e rënda të “trafikimit të drogës” dhe “grup i strukturuar kriminal”, Tahiri i shpall i pafajshëm.

Mirëpo në dokumentin e zbardhur gjyqtarët kanë “harruar” të pasqyrojnë pafajësinë për akuzën e “trafikimit të drogës”. Megjithëse në leximin e vendimit me gojë, gjyqtari nuk harroi ta përmendë pafajësinë për këtë akuzë, ajo mungon në versionin e shkruar.

Tahiri u dënua me 5 vite burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, dënim që konvertohet në 3.4 vite shërbim prove. Kështu ish-ministri nuk do të kryejë asnjë ditë burg.

Megjithatë si Prokuroria dhe pala e akuzuar do ta apelojnë vendimin.

Siç mund të shihet edhe në dokumentin më poshtë, lexohet shpallja fajtor e Tahirit për “Shpërdorim detyre” dhe i pafajshëm për “Grup të strukturuar kriminal”, por nuk ka asnjë fjalë për akuzën e tretë:

sdvgfsdgwerg34.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031859874725342
array(1) { ["section"]=> string(104) "gafa-e-madhe-e-gjykatesve-ne-vendimin-per-tahirin-harruan-ta-shpallin-te-pafajshem-per-kete-akuze-179188" }