“Gafa” e Oscar-it, kontabilistët kërkojnë ndjesë: Do të investigohet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:45 27-02-2017 “Gafa” e Oscar-it, kontabilistët kërkojnë ndjesë: Do të investigohet

Pas asaj që mund të quhet “gafa” me e madhe në historinë e cmimeve “Oscar”, kompania e kontabilitetit e cila merret direkt me numërimin e votave, ka dalë me një deklaratë sqaruese për rolin e tyre në këtë gabim ku kanë kërkuar ndjesë dhe kanë deklaruar se do të investigohet.

Ndërkohë që edicioni i 89-të i ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte drejt fundit, prezantuesit Ëarren Beatty dhe Faye Dunaëay anonçuan filmin “La La Land”, si filmin më të mirë, kur në fakt ishte filmi “Moonlight” ai që kishte marrë çmimin e madh.

Ekipi i filmit “La La Land” po ngjitej në skenë për të festuar, kur një punëtor skene pas kuintave tha: “Oh, zot, ai ka marrë zarfin e gabuar”.

Pas kësaj, gabimi u sqarua mu në mes të fjalimeve falenderuese të producenteve të filmit “La La Land”, dhe letra që kishte të shkruar të zezë mbi të bardhë filmin “Moonlight” ju tregua kameres. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1557309627533
array(1) { ["section"]=> string(70) "gafa-e-oscar-it-kontabilistet-kerkojne-ndjese-do-te-investigohet-70127" }