Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, sekretarja e PS-së Elisa Spiropali, tha se ndihet e privilegjuar që kandidon dhe do t’i shërbejë komunitetit të Kolonjës, vend i cili ka nxjerrë figura të njohura historike.
“Privilegj të jem në shërbim të krahinës që ka gdhendur në histori kaq shumë rilindas, njërëz të arsimit e kulturës, si Fan Noli, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Faik Konica, Papa Kristo Negovani, Shahin Kolonja… mund të vazhdoj gjithë natën”, theksoi Spiropali.
Por mes emrave të lartpërmendur është dhe emri i Faik Konicës, figurë e cila nuk ka lidhje me Korçën. Vendlindja e Konicës është Konica, qytezë e cila pas ndarjes së kufijve në vitin 1913 është në territorin e shtetit grek . Ose sekretarja e Partisë Socialiste nuk i njeh mirë figurat historike, ose janë shenjat e para të lodhjes nga fushata elektorale e cila nuk ka filluar ende zyrtarisht.