Mesa duket zëdhënësve të Policisë së Shtetit nuk u ka dalë ende sherbeti i bakllavasë.
Në një njoftim për media dërguar mëngjesin e sotëm, Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar të vetëmbyturin në Liqenin Artificial të Tiranës, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
KY ËSHTË NJOFTIMI I POLICISË:
"Më datë 04.01.2017, u arrestua 11:30, tek Liqeni Artificial, është vet’mbytur shtetasi E. R., 47 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme".