Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës po punohet ditë e natë me ritme të larta për të realizuar rikonstruksionin e tij para datës 8 teror, kur do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi.
Por kjo fotografi e realizuar gjatë punimeve në stadium, tregon qartë se projekti për ndërtimin e tribunës VIP lë në “hije” një pjesë të shikuesve që do të ulen në tribunat anësore.
Tribuna kryesore, edhe pse e pambaruar ende është zhvendosur disa metra më para se tribunat anësore, duke u zënë mbi 25% të shikueshmërisë së fushës për ata tifozë që do të kenë fatin e keq të ulen përkrah saj.