Gjatë prezantimit në rrjetin social Facebook në rubrikën ERTV, të procesit të ndërprerjes së Partneritetit Publiko-Privat për aksin Thumanë-Kashar dhe shkuarjen e këtij fondi për zbatimin e Paktit për Universitetin, kryeministri Rama ka bërë një gafë duke e ngatërruar pozicionin e ministres së re të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, si ministre të Financave dhe të Ekonomisë.
Fillimisht kryeministri ka shkruar për Belinda Ballukun që ishte ministre e Financave, pastaj ka shkruajtur gabim fjalën infrastrukturës, pastaj ka shkruar tekstin me 'e’ dhe e ka edituar e ka bërë me 'ë', dhe në fund sërish e ka edituar tekstin për disa 'emoji'.
Mesa duket kryeministri Rama e ka edituar pesë herë tekstin përshkrues në rrjetin e tij social Facebook për prezantimin e ministres Belinda Ballukut lidhur me ndërprerjen e procedurave të PPP-së për aksin Thumanë-Kashar dhe shkuarja e këtij fondi për Paktin e Universitetit.