Gafa e Sali Berishës ndërsa po luhej Shqipëri-Zvicër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:13 11-06-2016 Gafa e Sali Berishës ndërsa po luhej Shqipëri-Zvicër

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë mjaft aktiv gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

Por ish kryeministri ka bërë një gafë që është shndërruar në humorin e gallatën e përdoruesve në rrjet.

Pas daljes së Canës me karton të kuq, berisha ka komentuar kështu: “Pavaresisht nga goli, kuqezinjte dominuan lojen. Ndeshkim i qellimshem i turpshem i Canes”. Por gafa e tij nuk qëndron te komenti. Gafa qendron pikërisht te fotografia me të cilën ka shoqëruar këtë koment që është një foto që s’ka kurrfarë lidhje me ndeshjen e sotme.

Në foto duket Granit Xhaka dhe një lojëtar i Anglisë, pra një foto e shkrepur gjatë ndeshjes Angli-Zvicër dhe jo Shqipëri-Zvicër.

Berisha komentoi edhe rezultatin e humbjes duke thënë se tersi ishte kryeministri Edi Rama.

salaaaa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13215398788452
array(1) { ["section"]=> string(58) "gafa-e-sali-berishes-ndersa-po-luhej-shqiperi-zvicer-43210" }