Gafa e zyrtarëve ndërkombëtarë me Metën...“S’trembem nga bora, s’trembem nga shiu...jam rracë skraparliu! (A e ka parë Presidenca këtë?!)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:34 26-02-2018 Gafa e zyrtarëve ndërkombëtarë me Metën...“S’trembem nga bora, s’trembem nga shiu...jam rracë skraparliu! (A e ka parë Presidenca këtë?!)

Një situatë sa jo serioze aq edhe komike kjo e krijuar me profilin zyrtar të Presidentit Ilir Meta në Twitter.

Në këtë rrjet social, mesa duket ekziston edhe një llogari e dytë në emër të Presidentit, që po bën lëmsh jo vetëm shqiptarët por edhe zyrtarët e huaj që zhvillojnë takime me Metën e pastaj i bëjnë ‘tagg’.

Rasti më i fundit është ai i komisionert Michael Karnitschnig i cili pasi ka zhvilluar një takim me Presidentin, i ka bërë edhe tagg në foton bashkangjitur.

Por në fakt nëse klikon mbi etiketimin e emrit Presidenti Meta shkon te një President qe te të dhënat në Twitter ka “Gjirin e Lalzit” , ndërsa në 'facebook' ka bërë një postim pikant të një fotoje në shi ku shkruhet: “S’trembem nga bora, s’trembem nga shiu, jam rracë e fortë, rracë skraparliu”.

Sigurisht Presidenti Meta nuk mund ta ketë postuar kurrsesi këtë por ndoshta do qe e udhës që nga zyra e Presidencës të merreshin masat për zhdukjen e këtij profili që ndërkombëtarët po e marrin si të vërtetë.

Dhe imagjinoni pak, nëse ndokush prej tyre, i shtyrë nga kurioziteti, do fuste në “google translate” atë që shkruan “Presidenti Meta”...

gjir.png

gjir1.png

st8.png

st3.png

jam.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013695955276489
array(1) { ["section"]=> string(133) "gafa-e-zyrtareve-nderkombetare-me-meten-s-trembem-nga-bora-s-trembem-nga-shiu-jam-rrace-skraparliu-a-e-ka-pare-presidenca-kete-111513" }