Gafa me himnin e Shqipërisë, Franca rrezikon të paguajë 100 mijë €

Publikuar tek: sport, më 17:32 14-09-2019 Gafa me himnin e Shqipërisë, Franca rrezikon të paguajë 100 mijë € Stafi teknik i Kombëtares sqaron gafën e FFF-së

Franca rrezikon të gjobitet me 100 mijë € për ngatërrimin e himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës në sfidën e 7 shtatorit 4-1 në kuadër të fazës eliminatore EURO 2020.

Është gazeta sportive franceze ‘’L’Equipe’’, e cila shton se Federata Franceze të Futbollit do të gjobitet nga UEFA për incidentin me 100 mijë € si dhe rrezikon të dënohet fusha e ‘’Stade-de-France’’. Vendimi pritet të publikohet në 17 tetor.

Incidenti bëri xhiron e botës, ku shumë media u skandalizuan me sjelljen e zyrtarëve francezë të futbollit, të cilët i kërkuan falje Armenisë për ngatërrimin e himnit, kur në fushë ishte ekipi jonë kombëtar. Për këtë ngjarje, presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi falje në emër të shtetit francez kryeministrit Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007396936416626
array(1) { ["section"]=> string(70) "gafa-me-himnin-e-shqiperise-franca-rrezikon-te-paguaje-100-mije-178440" }