Gafat me ‘Himnin Kombetar’ në Francë, organizatorët vendosin himnin e Andorës, spikeri i kërkon falje Armenisë

Publikuar tek: sport, më 23:48 07-09-2019 Gafat me ‘Himnin Kombetar’ në Francë, organizatorët vendosin himnin e Andorës, spikeri i kërkon falje Armenisë Para ndeshjes France - Shqiperi

Ndeshja Francë-Shqipëri, e zhvilluar mbrëmjen e sotme, ka nisur me një incident i pakënëdshëm Organizatorët e ndeshjes vendosën gabimisht himin e Andorrës në vend të himnit tonë.

U dëshën disa minuta për të vendosur himin Kombëtar, ndërsa dhe lojtarët tanë nuk pranuan të lëviznin nga vendi derisa të vihej himni ynë. Pas disa minutash vonesë, organizatorët e gjetën himnin Kombëtar të Shqipërisë, mirëpo pas gafës së parë, vendasit gabuan sërish.

Si për të “zbutur” gafën e parë me himnin, spikeri i stadiumit kërkoi falje, por dhe atëherë në vend të Shqipërisë i kërkuan falje Armenisë. Ndërkohë, lajmi ka marrë dhenë dhe është pasqyruar dhe në mediat e mëdha ndërkombëtare, duke u cilësuar si një gafë e papranueshme nga Franca.

Kombëtarja Shqiptare ka luajtur mbrëmjen e sotme një ndeshje me Francën në shtëpinë e kësaj të fundit, e vlefshme pqr Kualifikueset e EURO 2020 dhe ka humbur me rezultatin 4-1.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070998668670654
array(1) { ["section"]=> string(113) "gafat-me-himnin-kombetar-ne-france-organizatoret-vendosin-himnin-e-andores-spikeri-i-kerkon-falje-armenise-177676" }