Galaxy Note7 merr fund, ja pse nuk duhet ta blini

Publikuar tek: bota, më 15:34 10-10-2016 Galaxy Note7 merr fund, ja pse nuk duhet ta blini

Duket se një nga telefonat më të shumëpritur të gjigantit koreano-jugor, Samsung, Galaxy Note7, i ka bërë ditët e veta shumë më herët nga çfarë pritej që pas daljes në treg.

Galaxy Note7 është fjala e fundit e teknologjisë, një telefon fantastik në shumë aspekte, por që lavdia e tij u rrënua nga defekti me baterinë. Dhjetëra rasteu raportuan teksa smartfoni shpërthente vetiu në flakë, e sikur të mos mjaftonte kjo, nga 90 raste, në të paktën 5 raste të tjera, Note7 shpërtheu në zjarr edhe pas zëvendësimit të baterisë, raporton Newsbomb.al.

Ekspertët bëjnë thirrje të mos e bleni një telefon të tillë. Një raport i publikuar në media disa ditë më parë pretendon se Samsung ka ndaluar prodhimin e modelit, ndërsa kompanitë celulare më të mëdha në botë nuk pranojnë më kthimin pas të pajisjes defektoze.

Rreth një vit më parë, Samsung e anashkaloi prodhimin e Galaxy Note6, duke kaluar nga Note5 te Galaxy Note7. Ndoshta do të ishte më mirë të kishte anashkaluar edhe prodhimin e 7-ës. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari arrestohet në Itali, policia i gjen kokainë të pastër në shtëpi
Shihni reagimin e Obamës kur kupton që ka harruar gjënë më të rëndësishme në zyrë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01009202003479
array(1) { ["section"]=> string(54) "galaxy-note7-merr-fund-ja-pse-nuk-duhet-ta-blini-55698" }