‘’Gangsterja’’ shqiptare i bërtet shoferit italian ‘’Këtu komandoj unë’’

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 07-04-2015 ‘’Gangsterja’’ shqiptare i bërtet shoferit italian ‘’Këtu komandoj unë’’ Autobusi italian

Një ‘’gangstere’’ shqiptare, vetëm 16 vjeç ka kërcënuar një shofer Italian, duke i thënë se në autobusin e tij komandonte ajo. Vajza me origjinë shqiptare, por banuese në Itali I ka kërkuar shoferit ta çonte deri në shtëpi, pasi ai e kishte ndalur autobusin për shkak të kërcënimeve që kishte marrë nga disa të rinj, pak minuta më parë.

“Tani më lër të zbres. Ti nuk e di se kush është babai im. Do ta lajmëroj menjëherë’’, këto janë fjalët që I tha shoferit e reja shqiptare shoferit të linjës 132 Conegliano-Pieve di Soligo.” Në këtë moment vajza pasi i bërtiti shoferit, ‘’Më ço në shtëpi” dhe e kërcënoi me ndërhyrjen e të atit, ka shtyrë burrin dhe I ka marrë me dhunë telefonin, i cili ishte duke u lidhur me policinë, raportojnë mediet italiane për ngjarjen në Conegliano, Treviso.

E gjithë historia e kërcënimit kishte nisur pasi shoferi I kërkoi të riut në grupin ku ishte edhe adoleshentja shqiptare që të paguante biletën prej 1 euro e gjysmë.

Ky gjest ka nxitur dhe pasagjerët e tjerë, të cilët deri në atë pikë po qëndronin të qetë dhe nuk kishin guxuar të hynin mes bandës dhe shoferit. Nuk dihet nëse e reja shqiptare ishte kapobanda, por me siguri që kishte shumë guxim për të bërë kërcënime të tilla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Digjen 3 automjete në Sarandë, merr flakë edhe pallati
Fatos Lubonja e nis me rrep italian, Nënë Terezën dhe Marinzën (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.013400077819824
array(1) { ["section"]=> string(69) "gangsterja-shqiptare-i-bertet-shoferit-italian-ketu-komandoj-une-7995" }