Gara e fortë për kreun e BKH, 8 kandidatët ‘futen’ në makinën e së vërtetës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 18-02-2020 Gara e fortë për kreun e BKH, 8 kandidatët ‘futen’ në makinën e së vërtetës Kandidatet per kreun e BKH

Ditën e sotme 8 kandidatët për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit do ti nënshtrohen testit të Poligrafit ose siç njihet ndryshe makina e së vërtetës.

Ky test do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundojë të premten. Nga dy kandidatë në ditë do të përballen me makinën e së vërtetës dhe më pas do t'i nënshtrohen testit të fundit që është intervista për pastërtinë e figurës e Integritetit.

Kujtojmë se përpara kësaj faze kandidatët iu nënshtruan testeve të aftësive fizike dhe logjike. Në mesin e 8 kandidatëve të kaluar në fazën e fundit nga Komisioni i Përzgjedhjes janë edhe dy gra, të gjithë emra shumë të njohur në fushën e policisë.

Tetë kandidatët janë:

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046761035919189
array(1) { ["section"]=> string(79) "gara-e-forte-per-kreun-e-bkh-8-kandidatet-futen-ne-makinen-e-se-vertetes-195604" }