Gara për kreun e FSHF, Basha i përgjigjet "flakë për flakë" Finos: Ja për çfarë duhet të shqetësohesh ti (CITON EMRA)

Publikuar tek: politike, më 16:00 19-01-2018 Gara për kreun e FSHF, Basha i përgjigjet

Pas akuzave të kandidatit për kreun e FSHF Bashkim Fino në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha, vjen edhe përgjigja e selisë blu e cila përgënjeshtron deklaratën e bërë nga ish-deputeti i PS.

Fino akuzoi PD dhe liderin e saj për presion ndaj Gjykatës së Tiranës për të regjistruar shoqata fantazmë të futbollit por zyrtarisht partia e djathtë i cilëson këtë si shpifje.

“Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun”, thuhet në deklaratën e PD.

DEKLARATA E PLOTË:

Partia Demokratike përgënjeshtron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino.

Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë.  

Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun.

Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 Janar Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011970996856689
array(1) { ["section"]=> string(118) "gara-per-kreun-e-fshf-basha-i-pergjigjet-flake-per-flake-finos-ja-per-cfare-duhet-te-shqetesohesh-ti-citon-emra-107163" }