Gara për kreun e SPAK/ Nis mbledhja, Ibrahimi: Nesër kemi përvjetorin, ia kemi bërë yzmetin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:44 18-12-2019 Gara për kreun e SPAK/ Nis mbledhja, Ibrahimi: Nesër kemi përvjetorin, ia kemi bërë yzmetin

Është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku do gtë zhvillohen intervistat me tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Fjalën hapëse e ka marrë kryetari Gent Ibrahimi, i cili ka treguar se nesër është përvjetori i parë i KLP.

Ibrahimi deklaroi se faza në të cilën ndodhen është qershia mbi tortë sepse finalizon zgjedhjen e një prej kandidatëve.

Sipas Ibrahimit, tashmë ka ardhur koha të nis puna e SPAK.

‘Ne nesër si Këshill bëjmë një vit dhe jemi kujdesur që t’ja bëjmë yzmentin pak edhe kësaj gjëje. Faza në të cilën ne ndodhemi është qershia mbi tortë, ku ne do të zgjedhim drejtuesin. Mes këtyre tre kandidatëve do të vendosim rreth tyre dhe për këtë duhet të ndiheni të lirshmë të ndani me këdo, duke ndarë mendimet tuaja. Kështu do të proçedoj kjo fazë’, tha ndër të tjera Ibrahimi.

Kujtojmë që kandidatët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të korrupsionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I pastër nga vettingu, konfirmohet në detyrë shefi i Policisë Kriminale Tonin Vocaj
Nis protesta e gazetarëve, Patozi ka një mesazh për Ramën: Jemi në emergjencë për tërmetin, jo fjalën e lirë »
Article Logic
Execution time: 0.011598110198975
array(1) { ["section"]=> string(94) "gara-per-kreun-e-spak-nis-mbledhja-ibrahimi-neser-kemi-pervjetorin-ia-kemi-bere-yzmetin-189722" }