Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon për herë të dytë Euglen Papandilen

Publikuar tek: aktualitet, më 19:25 23-11-2020 Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon për herë të dytë Euglen Papandilen Eugen Papandile

KED ka skualifikuar Euglen Papandilen, kandidat i propozuar nga Presidenti për një vend si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Papandile i cili mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të GJK, u rikthye në garë nga Gjykata Administratrive e Apelit, por është skualifikuar sërish nga KED. Në garë për vendin vakant që la Besik Muçi janë dhe katër kandidatë.

Edhe Zhaklina Peto rifitoi të drejtën e garë për të njejtën vakancë. Për këtë vakancë janë s’kualifikuar më herët Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.11.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

- Eugen Papandile

- Zhaklina Peto

3. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

- Aleksandër Toma

- Altin Binaj

- Eugen Papandile

- Ilir Haznedari.

- Orkida Totojani

4. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

- Altin Binaj

- Ilir Haznedari

5. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së KED të datës 02.11.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A. Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

3. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.  

B. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve:

1. Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

C. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Eugen Papandile, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

4. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre. KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlora epiqendër e Covid-19, raste pozitive në radhët e prefekturës, shkollës dhe policisë (SHIFRAT)
Mbyllet pika Doganore e Kakavijës për 24 orë, Dogana Shqiptare: Ja kush lejohet të kalojë në territorin grek »
Article Logic
Execution time: 0.0096960067749023
array(1) { ["section"]=> string(90) "gara-per-ne-gjykaten-kushtetuese-ked-skualifikon-per-here-te-dyte-euglen-papandilen-228856" }