Gara për Prokuror të Përgjithshëm, regjistrohet KANDIDATURA e dytë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 26-04-2019 Gara për Prokuror të Përgjithshëm, regjistrohet KANDIDATURA e dytë (EMRI)

Prokurorja në Prokurorinë e Apelit në Tiranë Fatjona Memcaj ka shpallur kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm.

Memcaj ka depozituar kërkesën e saj pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)

Memcaj është kandidatja e dytë që ka dorëzuar formularin pas Olsian Çelës.

Kujtojme se pak ditë më parë, KLP shpalli fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa bëri me dije edhe kriteret që duhet të plotësojnë prokurorët që të kandidojnë.

Kandidatët që do garojnë duhet të plotësojnë kushtet si mëposhtë:

- 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur;

- të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi;

- të mos ketë mbushur moshën e daljes në pension;

- të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike;

 - të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike;

- të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991;

- të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi

5aeafeea701fcprokurorja fatjona memcajaaasotmaj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024880886077881
array(1) { ["section"]=> string(77) "gara-per-prokuror-te-pergjithshem-regjistrohet-kandidatura-e-dyte-emri-161931" }