Kalojnë fazën e parë, provimin me shkrim 6 kandidatët më të fortë në konkursin “drejtues i parë” nga ku do të dalë drejtori i ri i Policisë së Shtetit për të zëvendësuar kështu Haki Çakon, i shkarkuar në fillim të janarit.
Nga emrat e kualifikuar janë:
Ardi Veliu
Artan Shkëmbi
Kastriot Skënderaj
Gentjan Shehaj
Ilirjan Balla
Bledar Çeliku
Këta 6 kandidatë grumbulluan mbi 70 pikë nga 100 pyetje, ndërsa pritet të kalojnë në fazën e dytë për testin me gojë.
Pjesë e këtij konkursi u bënë 28 efektivë policie përmes një testimi të zhvilluar në Akademinë e Policisë.