Gara për zgjedhjet Presidenciale, Trump vë në shënjestër kandidatin demokrat Joe Biden

Publikuar tek: bota, më 21:54 21-05-2019 Gara për zgjedhjet Presidenciale, Trump vë në shënjestër kandidatin demokrat Joe Biden

Presidenti amerikan Donald Trump duket se po shfaq shqetësimin e tij lidhur me një rival të mundshëm që mund ta pengojë atë në rimarrjen e një mandati të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Trump iu drejtua mbështetësve mbrëmë në shtetin e Pensilvanisë, vendlindja e kandidatit që kryeson fushatën demokrate, ish nënpresidentit Joe Biden, i cili gjithashtu ka shërbyer si Senator i shtetit Delawere.

'Mos harroni, Biden ju braktisi. Ai lindi në Pensilvani dhe u largua nga këtu. Ju la ju për një shtet tjetër. Mbani mend këtë, desha të them se ai shprehet sikur e njeh qytetin Skranton (Scranton)...thotë se i njeh vendet më mirë. Ju braktisi ju për një shtet tjetër dhe nuk u kujdes për ju sepse nuk u kujdes për punësimin tuaj. Ai la vendet e tjera të vijnë dhe të plaçkisin Amerikën.'

Trump dhe kandidati Biden e kanë vënë Pensilvaninë në qendër të përpjekjeve të tyre për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Biden ka thënë se nëse 'populli amerikan dëshiron një president që të thellojë ndasitë tona, të udhëheqë me një grusht të fuqishëm, dorë shtrënguar dhe me zemër të ngurtë', ata mund të votojnë për Trumpin. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04917311668396
array(1) { ["section"]=> string(92) "gara-per-zgjedhjet-presidenciale-trump-ve-ne-shenjester-kandidatin-demokrat-joe-biden-165193" }