Gara rajonale për zhvillim ekonomik, Jorida Tabaku: Shqipëria e fundit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me rritjen më të lartë

Publikuar tek: politike, më 19:34 12-07-2019 Gara rajonale për zhvillim ekonomik, Jorida Tabaku: Shqipëria e fundit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me rritjen më të lartë Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku thotë se sipas treguesve ekonomik rajonal, Shqipëria renditet në vend të fundit.

Përmes një shkrimi në profilin e saj, Tabaku shprehet se Shqipëria vazhdon të jetë në fund të tabelës për zhvillimin ekonomik rajonal pasi qeveria dështoi të merrte qoftë edhe një projekt fitues në samitin e Poznan.

'Sipas të dhënave për vendet e rajonit Shqipëria është e fundit në rënditje për rritjen ekonomike. Kosova dhe Maqedonia kanë rritjen me të lartë ndërsa shqiptarët konsumojnë më pak dhe kanë investimet kapitale më të ulëta në rajon. Një monedhë e dobët dhe një inflacion nën 3% e përcaktuar nga BSH vazhdon të lëndojë ekonominë tonë', shkruan Jorida Tabaku.

Më tej, Tabaku tregon dhe rrugën sipas saj për daljen nga ky ngërç; taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës dhe mënyra e vetme sipas saj për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, është një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare.


STATUSI I PLOTË I JORIDA TABAKUT:

Te fundit ne rajon per cdo tregues ekonomik!

Në garën rajonale për zhvillimin ekonomik Shqipëria vazhdon të jetë në fund të tabelës. Pasi qeveria dështoi të merrte qoftë edhe një projekt fitues në samitin e Poznan dhe një ditë pasi DASH raportoi se si na shohin investitorët e huaj, raporti i fundit i BE jep detaje të krizes së thellë që ka kapluar ekonominë tonë.

Sipas të dhënave për vendet e rajonit Shqipëria është e fundit në rënditje për rritjen ekonomike. Kosova dhe Maqedonia kanë rritjen me të lartë ndërsa shqiptarët konsumojnë më pak dhe kanë investimet kapitale më të ulëta në rajon. Një monedhë e dobët dhe një inflacion nën 3% e përcaktuar nga BSH vazhdon të lëndojë ekonominë tonë.

Gjendja është edhe më deshperuese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga ky ngërç; taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës. Ka vetëm një mënyrë për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare.

67081597_2440903405997610_4613122397225091072_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034276962280273
array(1) { ["section"]=> string(128) "gara-rajonale-per-zhvillim-ekonomik-jorida-tabaku-shqiperia-e-fundit-kosova-dhe-maqedonia-e-veriut-me-rritjen-me-te-larte-172013" }