'Garancia Sovrane 1', shtyhet afati i aplikimeve deri në 20 qershor

Publikuar tek: ekonomi, më 17:51 14-06-2020 'Garancia Sovrane 1', shtyhet afati i aplikimeve deri në 20 qershor Anila Denaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, anila Denaj ka bërë me dije se janë shtyrë aplikimet për garancinë sovrane deri në datën 20 qershor.

Sipas Denaj, deri në datën 5 qershor kanë aplikuar 712 subjekte, nga të cilat 462 kanë përfituar, përkthyer në vlerën e 5 milionë e 883 mijë lekëve.

Qeveria shqiptare gjatë pandemisë akordoi dy garanci sovrane për kredi, e para 11 miliardë lekë ku riskun e merrte përsipër plotësisht qeveria, dhe një të dytë 15 miliardë lekë ku qeveria garantonte 60% të principalit të çdo huaje dhe interes jo më shumë se 5%, por vetëm për 3 kategori, turizmin, fasoneritë dhe aktivitetet prodhuese.

"Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:

- subvencionon plotësisht interesat;

- garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri në 05 Qershor", shkruan Denaj.

104329210_960139967762978_9132560499129918537_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hiqen tarifat për transfertat elektronike deri në 20 mijë lekë, Banka e Shqipërisë zyrtarizon rregulloren për pagesat ndërbankare
»
Article Logic
Execution time: 0.010557889938354
array(1) { ["section"]=> string(71) "garancia-sovrane-1-shtyhet-afati-i-aplikimeve-deri-ne-20-qershor-210291" }