Gardisti i 21 janarit kandidat për bashkinë Mat, Paloka ka disa pyetje: Çfarë i shërbeu Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:59 25-05-2019 Gardisti i 21 janarit kandidat për bashkinë Mat, Paloka ka disa pyetje: Çfarë i shërbeu Ramës

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka ngritur sot disa pyetje drejtuar kryeministrit Edi Rama lidhur me kandidatin e PS për bashkinë Mat, Agron Malaj.

'Cili është shërbimi që ky gardist i ka bërë Ramës më 21janar? Pse u shpërblye gardisti i grupit të zjarrit të 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?', shkruan Paloka.

Sipas demokratit, shqiptarët e kanë sot të qartë kush shkel mbi kufoma për pushtet e kush po kërkon që qytetarët të diktojnë pushtetin e tyre.

Malaj u shkarkua bashkë me 9 oficerë të tjerë në vitin 2013 nga detyra, me të ardhur në qeveri Saimir Tahiri por sot është rikthyer fuqishëm nga ‘Rilindja’ e cila ka premtuar drejtësi për 4 të vrarët e 21 janarit.

Postimi i plotë:

Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin.

Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse 
Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat. 
Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027806997299194
array(1) { ["section"]=> string(98) "gardisti-i-21-janarit-kandidat-per-bashkine-mat-paloka-ka-disa-pyetje-cfare-i-sherbeu-rames-165650" }