Gardisti vrau gruan, fqinjët të tronditur: Familje e rregullt

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 12-02-2019 Gardisti vrau gruan, fqinjët të tronditur: Familje e rregullt

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm. Punonjësi i Gardës së Republikës, Alket Arapaj 44 vjeç, vrau me armën e shërbimit gruan e tij, Ervilma Seferi, 36-vjeçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 në banesën e çiftit, në katin e katërt të një pallati në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pasi kanë mbërritur në vendgjarje, policia ka arrestuar autorin në flagrancë 44-vjeçarin, ndërsa viktima është gjetur në dhomën e ndenjes.

Po ashtu policia ka gjetur në banesë edhe vajzën e çiftit, vetëm 3 vjeçe, por ende nuk dihet nëse e vogla ka parë skenën e krimit.

Alket Arapaj kishte më shumë se 15 vite që ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ndërsa fqinjët shprehen se ata ishin një familje model dhe predikues të fesë islame. Kjo i bën edhe më të mistershme rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe priten informacione më të detajuara në orët në vijim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

poollllll.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014455080032349
array(1) { ["section"]=> string(66) "gardisti-vrau-gruan-fqinjet-te-tronditur-familje-e-rregullt-152464" }