Garoi e vetme, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI (SA VOTA MORI)

Publikuar tek: politike, më 13:36 22-11-2020 Garoi e vetme, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI (SA VOTA MORI) Monika Kryemadhi

Përfundon numërimi i votave, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i LSI, në një deklaratë për media bëri me dije se nga 44.413 vota, 42.807 votuan pro, 1,302 votuan kundër, ndërsa 304 vota ishin të pavlefshme.

Pas kandidimit të Ilir Metës në krye të shtetit, drejtimin e LSI e mbajti nënkryetari aktual Petrit Vasili. Ai dha dorëheqjen vetëm pak kohë më pas.

Kryemadhi nuk pati konkurrentë në zgjedhjet për kryetarin, ndërsa numërimi vijon për votat e delegatëve.

NJOFTIMI I KQZ TË LSI:

Mirdita të gjithëve!

Jemi sot përpara jush për të shpallur rezultatin e votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme.

Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste  për Integrim.

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup
Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Ditë e mirë për arsimin, kushte optimale për fëmijët »
Article Logic
Execution time: 0.01178503036499
array(1) { ["section"]=> string(76) "garoi-e-vetme-monika-kryemadhi-rizgjidhet-ne-krye-te-lsi-sa-vota-mori-228689" }