Gashi largohet nga Baseli, destinacioni i ri: SHBA-të

Publikuar tek: sport, më 19:48 01-02-2016 Gashi largohet nga Baseli, destinacioni i ri: SHBA-të

Shkëlzen Gashi largohet nga Baseli për të gjetur skuadrën e re në anën tjetër të Atlantikut, në SHBA. Mediat zviceriane shkruajnë se 27 vjeçari shqiptar ka arritur akordin me skuadrën Kolorado Rapids dhe konfirmimi zyrtar pritet në orët në vijim.

Ndonëse sezonin e kaluar mesfushori i Kombëtares Shqiptare u klasifikua si golashënuesi më i mirë i ligës zviceriane, këtë vi tai ka gjetur shumë pak hapësira në skuadrën e tij dhe lëvizja ishte e domosdoshme, kur vetëm 5 muaj na ndajnë nga Kampionati Europian.

Në SHBA luajnë disa futbollistë të njohur, por që ndodhen në fund të karrierës së tyre si Lampard, Prilo apo Kaka. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018275022506714
array(1) { ["section"]=> string(57) "gashi-largohet-nga-baseli-destinacioni-i-ri-shba-te-31498" }